Panik për kapitenin e Manchester United, grabitësit i futen në vilën luksoze ndërsa po luante në Champions kundër Komos!
Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, është përballur me një ngjarje tronditëse, pasi vila e tij luksoze në Cheshire të Anglisë është grabitur nga tre persona të maskuar, ndërsa futbollisti ndodhej në Itali për ndeshjen e Champions League kundër Comos. Sipas raportimeve të mediave britanike, grabitja ndodhi rreth orës 20:30 të së mërkurës, më 21 tetor, në banesën me gjashtë dhoma gjumi në zonën Nether Alderley, pjesë e një prej zonave më të pasura të Cheshire, e njohur si “Trekëndëshi i Artë”. Autorët dyshohet se kanë hyrë në pronë nga pjesa e pasme e kopshtit, që kufizohet me një zonë të pyllëzuar. Ata kanë marrë bizhuteri luksoze dhe sende të tjera me vlerë, përpara se të largoheshin pa lënë gjurmë. Nuk dihet ende nëse bashkëshortja...
Burimi:
javanews.al