Panik në Tiranë, qëllohet me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri

Panik në Tiranë, qëllohet me armë zjarri 15-vjeçari në një piceri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ali Demit, ku një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri brenda një picerie. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 17:10, i mituri është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, ku mjekët konfirmuan se ai kishte marrë një plagë nga armë zjarri. Policia dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur si pasojë e një shkrepjeje të pavullnetshme gjatë një momenti brenda picerisë. Sipas të dhënave dëshmitarët nuk kanë konstatuar ndonjë konflikt mes të miturit dhe autorit të dyshuar. Fatmirësisht, adoleshenti ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet nga stafi...
Burimi: Gijotina.com