Panik në qytet! Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Panik në qytet! Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac në Francë, ku dhjetëra kalimtarë janë sulmuar papritur nga një tufë bletësh, duke shkaktuar panik dhe lëndime të shumta me 24 të lënduar tre prej të cilëve në gjendje kritike. Kalimtarët u pickuan për rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, sipas prefekturës Cantal. Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore u ofruan ndihmën e parë të plagosurve, ndërsa policia vendosi masa sigurie derisa sulmi i bletëve u ndal, sipas Guardian .
Burimi: Kohajone.com