Panik në aeroportin e Luksemburgut, dronët misteriozë sjellin bllokimin e fluturimeve! Futet në lojë NATO
Autoritetet e Luksemburgut kanë nisur hetimet pasi disa dronë u panë në hapësirën ajrore pranë aeroportit kryesor të vendit, duke detyruar autoritetet të pezullojnë përkohësisht trafikun ajror gjatë natës. Kryeministri Luc Frieden tha se Luksemburgu po bashkëpunon me partnerët e tij të NATO-s për zbardhjen e incidentit, i cili ndodh në një kohë kur në Evropë janë shtuar shqetësimet për kërcënimet hibride të lidhura me Rusinë. Frieden deklaroi se gjatë ditëve të fundit është vërejtur prania e “dronëve ndoshta më të mëdhenj” në hapësirën ajrore të vendit, por theksoi se është ende herët për të përcaktuar origjinën e tyre. “Po analizojmë situatën”, tha kryeministri gjatë një konference për shtyp. Trafiku ajror në aeroportin e Luksemburgut u ndërpre për një periudhë të shkurtër gjatë natës, pasi...
Burimi:
javanews.al