Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Panairi artizanal gjallëron qendrën e Podujevës në kuadër të “Ditëve të Diasporës”
Në sheshin qendror të Podujevës është hapur sot panairi artizanal, pjesë e manifestimit tradicional “Ditët e Diasporës”, duke sjellë ngjyra, shije dhe kulturë për qytetarët dhe mërgimtarët që ndodhen në vend.Panairi organizohet nga shoqatat “Duart e Arta Llapjane” dhe “Gratë e Batllavës”, dhe ofron produkte artizanale, veshje kombëtare si dhe ushqime tradicionale të përgatitura nga gratë e zonës.Në hapje morën pjesë Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, Nënkryetarja Marigona Lahu, deputetja Drita Pajaziti dhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Humolli-Jashanica.Kryetari Bulliqi vlerësoi kontributin e grave pjesëmarrëse në panair, duke theksuar rolin e tyre në ruajtjen e trashëgimisë kulturore përmes artizanatit dhe gatimeve tradicionale.Ky është panairi i tretë në kuadër të aktiviteteve të “Ditëve të Diasporës” dhe do të mbetet i hapur edhe gjatë ditës...