“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!
Unioni Turistik Shqiptar shprehet i shqetësuar mbi situatën kaotike të këtyre ditëve në Tiranë me protestat e dhunshme. Në një reagim publik sipërmarrësit e sektorit të turizmit deklarojnë se pamjet e dhunës e pasigurisë që përcillen nga mediat ndërkombëtare po ndikojnë negativisht në imazhin e vendit. ‘Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilët kemi ndërtuar një partneritet të besueshëm, të cilët mbi të gjitha e kanë vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen dhe sigurinë” thuhet në deklaratë. Pas akteve vandale me sulme e djegie ndaj bizneseve në kryeqytet nga persona të maskuar, Unioni Turistik u bën...
Burimi:
javanews.al