Zyrtarja e DASH takon Dumanin dhe paralajmëron politikën: Jemi krah SPAK-ut, reforma nuk ka kthim pas!

Zyrtarja e DASH takon Dumanin dhe paralajmëron politikën: Jemi krah SPAK-ut, reforma nuk ka kthim pas!

Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë…

Politika ka marrë një tjetër mesazh nga Uashingtoni se nuk luan dot me drejtësinë. Teksa Meta dhe Berisha po e sulmojnë SPAK-un përditë dhe PS nga krahu tjetër tenton të futë duart në mënyrë ligjore, SHBA e ka bërë të qartë se ata janë krah Prokurorisë Speciale dhe se reforma në drejtësi nuk preket.
Mesazhi erdhi nga Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA. Kjo e fundit ndodhet në një vizitë në Tiranë dhe ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Sipas një njoftimi të ambasadës, zyrtarja e DASH ka deklaruar se ata mbështesin Strukturën e Posaçme. Po ashtu ajo ka thënë se reforma në drejtësi duhet të ecë vetëm para.
“Gjatë vizitës së saj sot në Tiranë, Colleen Hyland, Drejtuese e Zyrës për Europën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA, u takua me Drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin kyç të reformës në drejtësi në përparimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, njofton ambasada.

Ky është mesazhi i dytë i saj, pas fjalimit që mbajti paradite në Konferencën Ekonomike për Ballkanin Perëndimor.  
Në fjalimin e saj ajo i dërgonte mesazh qeverisë, ku i bëhej e qartë se duhet të mbështesë SPAK-un në luftën ndaj korrupsionit dhe çdo ligj të jetë sipas standardeve të BE.
“Korrupsioni është një problem i madh. Shqipëria ka përparim të madh, për shkak të SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Duhet të avancohet puna kundër korrupsionit. Kështu përparonin për në BE. Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE”, tha Collen Hyland, Drejtore për Çështjet e Europës në DASH, e cila ishte sot në Tiranë.
Nga ana tjetër ajo i dërgoi mesazh Ramës që të bëjë kujdes se cilët investitorë afron. Zyrtarja e DASH u shpreh se në disa raste mund të rrezikohet siguria kombëtare. /Pamfleti
Burimi