Zbërthimi i dosjes “Partizani” nxjerr nga vetja Berishën, kreu i PD kërcënon gazetarët: Do trajtoheni si anëtarë të organizatës kriminale
Zbërthimi i dosjes “Partizani” nga mediat ka alarmuar Sali Berishën. Teksa ish-kryeministri po tenton të justifikohet përditë për zullumet që ka kryer, media në fakt ka publikuar fakte ashtu siç pretendon SPAK dhe kjo nuk i ka pëlqyer kreut të PD.
Sot Berisha në një konferencë mediatike, në shkelje flagrante të masës së sigurisë, lërcënoi gazetarët që sipas tij kepërdorin këtë dosje. Ai shkoi deri aty sa i cilësoi si anëtarë të organizatës kriminale.
“Kam një kërkesë të njerëzishme ndaj gazetarëve. Unë vlerësoj shumë angazhimin e tyre në debatin për këtë dosje dhe për çdo gjë, dhe i garantoj se kanë gjithnjë respektin tim, pavarësisht nga linja editoriale që mund të ndjekin. Por në këtë rast, më duhet të ju them gazetarëve dy gjëra. Konstatoj se tek tuk prej tyre keqpërdoren në mënyrë ekstreme nga Skapi. Keqpërdoren se janë të marrë peng realisht dhe unë këtë do të ua faktoj. Me këtë unë ju them kaq; do të trajtoj njëlloj si anëtarë të organizatës kriminale, Skapi i partisë.
Me të tjerët të cilët janë profesionistë, kontribuojnë çdo ditë, mendoj se në dinjitetin e tyre është të marrin guximin, kur lexojnë pasazhe të piramidës së mashtrimit, të shtrojnë pyetje Sali Berishës, Jamarbër Malltezit se është në kodin e gazetarëve se si qëndron e vërteta. Ne jemi të gatshëm të ju përgjigjemi çdo pyetje që ata kanë, në mënyrë që të mos bëhen viktima të keqpërdorua të një materiali fund e krye, krim politik”, tha Berisha.
Burimi