
Vrasja e Fatjon Bicit në Gramsh, Apeli lë në fuqi vendimin; babai: Nuk jam dakord me dënimin
Sot në Gjykatën e Apelit u zhvillua seanca për autorët e dyshuar për vrasjen e të miturit Fatjon Bici pranë shkollës në Gramsh. Seanca u mbajt në orën 11.00, ku i pranishëm do të jetë babai dhe familjarët e të miturit, të cilët kërkojnë drejtësi për të ndjerin.
Babai i të ndjerit është shprehur se mosdrejtësia po i vret për herë të dytë të birin. Ndërsa autori i dyshuar dhe një nga bashkëpunëtorët janë lënë në arrest shtëpie, për shkak se u tejkaluan afatet e masës së sigurisë arrest me burg.
Autori Orgito Çarçiu rrezikon deri në 12 vite burg, ndërsa pritet vendim për Ergi Karaj, Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi. Mbi katër të miturit e marrë si të pandehur rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese. 15-vjeçari Fatjon Bici ishte nisur për në shkollë, por se nuk u kthye më prej andej. Ai u vra me thikë në zemër, pasi u fut për të ndarë sherrin mes kushëririt të tij dhe bashkëmoshtarëve.
Ngjarja e rëndë u shënua më 16 Maj 2023, vetëm pak metra larg shkollës ku 4 adoleshentët i bënë pritë kushëririt të Fatjon Bicit, me të cilin ishin konfliktuar në rrjete sociale. Të pajisur me thika dhe doreza forcuese grushti sulmuan kushëririn e Fatjonit, ndërsa ky i fundit mbeti i vrarë me thikë teksa hyri për ta mbrojtur.
Burimi