Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani/ Shtohen efektivët e policisë në të gjithë shkollat e kryeqytetit, nxënësit problematikë nën vëzhgim
Pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’ thuajse në të gjitha shkollat në Tirane, janë shtuar efektivë policie.
Këtë mëngjes dy efektivë të rendit janë parë në ambientet e shkollës ”Kushtrimi i Lirisë” por edhe ”Hoteleri Turizmi”, e masa te ngjashme janë marrë edhe në shkolla të tjera.
Çdo komisariat do të bëjë verifikimin e zonës së tij ku ka shkolla në juridiksion.
Pas evidentimit merren në dijeni për nxënës problematikë, ku për ta do të ketë një siguri të veçantë në distancë. Oficeri i policisë do të qëndrojë në dyert e jashtme të shkollës, por në çdo rast do të lejohet hyrja e tyre.
Krimi i rëndë ndodhi ditën e hënë (18 nëntor) në kryeqytet, ndërsa sherri mes të miturve nxënës kishte nisur prej ditës së premte dhe janë ngritur pikëpyetje se si askush nuk arriti ta parandalonte krimin.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, që Gjykata e Tiranës e la në paraburgim.
Burimi