Vagjush Dako rikthehet në dyert e SPAK-ut
👁1792
Vagjush Dako
Mesditën e sotme ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako është paraqitur në Gjykatën e Posaçme ku po zhvillohet seanca ndaj tij.
Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është po gjykohet për shpërdorim detyre në dy raste.
Gjykata e Posaçme mori vendimin për lirimin nga qelia të Vangjush Dakos më 27 shkurt për shkak të kalimit të afateve të paraburgimit.
Dako akuzohet për procedurën e prokurimit të shërbimit konsulencë për projektin e Promenadës Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila, për të cilën pretendon se iu rrit vlera me dhjetëfish duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.vagjush dako spak
Burimi