“Urdhëroi prokurorët të hetojnë fondacionin e gruas sime”, Berisha akuza Ramës: Sulmon pasi denoncova vjedhjet e Olsi Ramës

“Urdhëroi prokurorët të hetojnë fondacionin e gruas sime”, Berisha akuza Ramës: Sulmon pasi denoncova vjedhjet e Olsi Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka folur lidhur me marrjen në hetim të hollësishëm të fondacionit të bashkëshortes së tij Liri Berishës.
Berisha ka akuzuar prokurorët se janë urdhëruar nga Rama për të hetuar fondacionin e fëmijëve me autizëm të bashkëshortes, ku sipas tij shërben pa pagesë.
Kreu i PD shton se Rama e sulmon pasi ka denoncuar vjedhjet e kryeministrit dhe Olsi Ramës.
“Miqtë e mi, unë paraqita këto para jush për të kuptuar se çfarë kriminelësh të shpifur, çfarë horrash pa nder, pa dinjitet.
Se njeri që i thotë vetes njeri, që ka familje, ka miq, ka shokë, do të kishte turp nga vetja. Do të pështynte mbi veten e tij para se të vepronte në këtë mënyrë.
Kjo është drejtësia e re.
Kjo është drejtësia e Edi Ramës.
Pse i bëjnë këto veprime?
I bëjnë këto veprime se Sali Berisha çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e Edi Ramës.
Ka denoncuar vjedhjet e Olsi Ramës.
Ka denoncuar Linda Ramën.
Dhe çfarë bën Edi Rama? Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim.
A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty.
O turp e dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh.
Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni”, tha Berisha para mbështetësve.
Burimi