UEFA nis fushatën, mungesa e arbitrave detyron organin e futbollit europian të rekrutojë 40 mijë “xhaketa të zeza”

UEFA nis fushatën, mungesa e arbitrave detyron organin e futbollit europian të rekrutojë 40 mijë “xhaketa të zeza”

Përballë rritjes së numrit të ndeshjeve në vitet e fundit, UEFA njoftoi se po kërkonte 40,000 arbitra. Qeveria e futbollit komunikoi këtë të premte nisjen e një fushate rekrutimi, e cila synon shtimin e “xhaketave të zeza”.
“Aktualisht nevoja është për rreth 277,000 zyrtarë në futbollin europian, por mungojnë rreth 40,000 gjyqtarë për të pasur mjaftueshëm në mënyrë që të garantohet mbarëvajtja e lojës në nivel lokal.
Kjo është arsyeja pse UEFA ka vendosur të investojë në një program që ndihmon federatat e ndryshme të rekrutojnë dhe mbajnë gjyqtarë të rinj, duke e parë këtë lëvizje si thelbësore për futbollin në Kontinentin e vjetër”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.uefa xhaketat e zeza
Burimi