U vra nga bashkatdhetari pas sherrit në lokal, publikohet fotoja e Nikollin Nikës

U vra nga bashkatdhetari pas sherrit në lokal, publikohet fotoja e Nikollin Nikës

Nikollin Nika

Publikohet fotoja e Nikollin Nikës, 42-vjeçarit shqiptari i cili mbeti i vrarë pasi u godit me kaçavidë në qafë.
42-vjeçari u gjet i vdekur me 3 plagë në qafë, në një trotuar përpara një lokali në ‘Viale Delle Vittoria’, në Bettola të Italisë, pasditen e djeshme.
Media fqinje raportojnë se Nika është me origjinë nga Shkodra dhe jetonte prej vitesh në Bettola. Ai ka lënë pas gruan dhe dy fëmijët, njëri 9 vjeç dhe tjetri i lindur një vit më parë.
Disa orë pas krimit të rëndë, policia italiane vendosi në pranga një 62-vjeçar shqiptar, si autor të dyshuar të vrasjes së bashkatdhetarit të tij. I dyshuari është arrestuar në banesën e tij, pranë lokalit ku ka ndodhur vrasja e Nikës. Edhe 62-vjeçari raportohet se ka pësuar disa lëndime në fytyrë dhe krahë, pasi ka pasur përleshje mes tyre.
Pas marrjes në pyetje, ai u dërgua në burg dhe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa mësohet se ka mohuar akuzat. Mbetet e paqartë dinamika dhe shkaqet e krimit të rëndë, por mendohet se sherri ka nisur në lokal. Policia nuk e ka gjetur ende armën e krimit, një kaçavidë, teksa ushtroi kontrolle edhe në lokal.
Policia sekuestroi edhe kamerat në zonë, për të zbuluar më shumë prova dhe pamje, nëse ka persona të tjerë të përfshirë në krim. Hetuesit kanë marrë në pyetje edhe banakierin e lokalit dhe po verifikon për të tjerët.
Burimi