U ndal nga dëmtimi në momentin më kulminant, Leçe tregon situatën e Medon Berishës

Klubi i Leçes ka bërë të ditur se Medon Berisha i është nënshtruar ekzaminimeve më të hollësishme si pasojë e dëmtimit që ka pësuar në stërvitje një ditë më parë.
Mesfushori planifikohej si titullar nga trajneri Xhampaolo, por ky dëmtim do ta lërë jashtë fushave për disa javë, ndonëse Leçe nuk ka dhënë afat. Klubi bëri të ditur se rezonanca magnetike kishte konstatuar një lëndim muskulor në kofshën e djathtë.
Por gjithashtu Leçe theksoi se dëmtimi nuk kishte të bënte me muskulin e dëmtuar në shtator që e la Berishën për më shumë se dy muaj larg fushave të lojës. Pritet të mësohet afati i rikuperimit të tij, por situata do të vlerësohet ditë pas dite.
medon berisha mesfushori i kombëtares shqiptare
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente