U arrestua nga SPAK, gjyqtarja Fetahu identifikohej me nofkën “Komshia” në Sky; mori tufa parash dhe flori nga grupi Çopjave
Pajtime Fetahu
Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu e cila është arrestuar me urdhër të SPAK, sipas hetimeve ka marrë 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Faktet evidentohen përmes zbërthimit të bisedave në SKY Ec, ndërsa ajo do ti mohonte akuzat disa javë më parë kur u la në arrest në burg.
Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”, ndërsa u kontaktua për të dëmtuar Erion Alibejn e favorizuar anëtarët e grupit rival.
Gjyqtarja thuhet në vendimin e gjykatës, ka patur lidhje miqësore me këtë shtetas ndërsa anëtarët e grupit Çopja i referohen me nofkën “komshija”.
Dosja “Çopja” provon se organizata kriminale e dy vëllezërve elbasanllinj kishte penetruar në radhët e policisë së shtetit, gjyqësorit dhe organit të akuzës e në disa raste ndalen bisedat mes tyre edhe tek mediat.
SPAK thotë se Franc e Hajdar Çopja kanë pasur ndihmën e punonjësve të policisë së shtetit të cilët jo vetëm ishin në dijeni të aktiviteteve të paligjshme të organizatës por edhe duke e ditur këtë fakt kanë siguruar informacion që i shërbente dhe janë përfshirë në aktivitete të tjera të saj.
Po kështu si rezultat i hetimit është konkluduar se kësaj organizate i kanë shërbyer edhe eksponentë të sistemit të drejtësisë.
Pajtime Fetahu e vënë nën akuzë nga Prokuroria mori rryshfet 11 mijë euro dhe një monedhë floriri. Ish-gjyqtarja e Elbasanit, që ndodhet në arrest shtëpie për korrupsion, e cila më herët dha dorëheqjen nga detyra në prag të vetingut, ka mbajtur kontakte me anëtarët e grupit Çopja përmes shtetasit Arzen Mama .
Gjyqtarja thuhet në vendimin e gjykatës, ka patur lidhje miqësore me këtë shtetas ndërsa anëtarët e grupit Çopja i referohen me nofkën “komshija”.
Të dhënat e mësipërme u përftuan nga zbërthimi i bisedave në aplikacionet SKY EC, ku rezulton se Arzen Mama, i ka shfrytëzuar këto njohje për të marrë prej ish-gjyqtares Pajtime Fetahu, të dhëna e informacione lidhur me dosjet që ajo ka patur në hetim e gjykim ku si rezultat të hetuarit Qosja dhe Mama, i kanë dhënë shtetases Pajtime Fetahu, përfitime të parregullta.
Është e njëjta gjyqtare që do vendoste arrest në burg për kundërshtarin më të fortë të Çopjave, Erion Alibejn, informacion që vetë përfaqësuesja e togës së zezë, ia komunikon Mamës.
Ndërkohë përmes këtij të fundit, Mikael Qosja, një besnik i Çopjave, i kërkon gjyqtares të favorizojë dhe lehtësojë pozitat e Ervis Dakës dhe Altin Kamami që ishin pjesë e grupit të tyre.
Pajtime Fetahu ka marrë nga shtetasi Mikael Kamami (Qosja) nëpërmjet Arzen Mamës shuma monetare si përfitim i padrejtë, 10.000 Euro, 1.000 Euro dhe një monedhe floriri si dhuratë për mbesën e porsalindur, thuhet në dosjen hetimore të SPAK. Në bisedat mes anëtarëve të grupit, evidentohet fakti se Fetahu kërkonte edhe një aparat celular prej tyre.
Këto episode që disa javë më parë iu komunikuan në gjykatës kur u njoh me masën e sigurisë, Pajtime Fetahu i mohoi.
pajtime fetahu spak çopja
Burimi