U akuzua si autor i dytë i vrasjes së Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri: Ndërhyra për t’i ndarë!

U akuzua si autor i dytë i vrasjes së Martin Canit, dorëzohet në polici i mituri: Ndërhyra për t’i ndarë!

I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.

Është dorëzuar në polici i mituri, i cili u akuzua nga babai i shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë i ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.
Burimet bëjnë me dije se i mituri shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët.
Sipas hetuesve pamjet tregojnë që shoku i autorit s’ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja. 
14 vjeçari M.P akuzohet se vrau Martin Canin, 14 vjeç, shok në klasën paralele të shkollës “Fan Noli” në Tiranë më 18 nëntor 2024 pak metra larg shkollës.
Në sherr mbeti i plagosur dhe shoku i Martinit, 15 vjeç i cili ndodhet në spital ndërsa një djalë i katërt është i përfshirë në sherr. Babai i të plagosurit tha se ka dhe një autor të dytë.
Për të ezauruar çdo pretendim dhe sqaruar çdo detaj është marrë në pyetje nga grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorit të çeshtjes dhe prindi i të miturit të dëmtuar L. M. në lidhje me pretendimet e tij të cilat do të vlerësohen në raport me të gjitha provat e faktet e tjera të administruara gjatë këtij hetimi.
Mësohet se thika e gjetur do t’i nënshtrohet verifikimeve, nëse është apo ajo arma e krimit, çfarë gjurmësh gishtërinjsh apo ADN-je ka.  
Ndërkohë ditën e sotme Komisioni i ngritur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka hasur pengesa në transferimin e 14 vjeçarit në paraburgim.
Shkak është doktori i spitalit privat që nuk dorëzon epikrizën për gjëndjen shëndetësore të  të miturit me iniciale M.P., i akuzuar për vrasjen me thikë të Martin Canit. 
Për herë të dytë një grup i përbërë nga pesë persona dhe që janë komision i ngritur me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, kanë shkuar në spitalin privat ku mbahet i mituri por mjeku Dritan Todhe nuk përcakton gjendjen shëndetësore të 14-vjeçarit 
Grupi i përfaqësuesve nga burgjet ka qenë dhe dje (25 nentor) edhe sot në mëngjes por ende nuk kanë tërhequr epikrizën që përcakton gjëndjen shëndetësore të të miturit për të vendosur më pas se ku do të vendoset i mituri, në spitalin e burgut apo në institucionin e të miturve në Kavajë.
Burimi