Tifozët presin me padurim Francë-Spanjë, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në gjysmëfinale
👁1986
Spanjë-Francë, gjysmëfinalja e Europianit, po pritet me padurim nga tifozët. Takimi do të luhet më 9 korrik, në orën 21.00, në “Allianz Arena”.
UEFA ka vendosur edhe për arbitrin që do të vendosë drejtësi. Sfida do të gjykohet nga slloveni, Slavko Vinçiç. 44-vjeçari, i lindur në Maribor, mbahet mend për faktin se ka qenë “bilbili” kryesor në finalen e Champions League dhe në shumë sfida të tjera të këtij kompeticioni.
Gjatë këti europiani, ai ka qenë arbitër në ndeshjet, Spanja-Itali 1-0 dhe Hungari-Zvicër 1-3.
slavko vinçiç arbitri slloven gjysmëfinalja francë-spanjë
Burimi