Teuta i shkakton Tiranës humbjen e parë në kampionat, Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në “paqe”

Teuta i shkakton Tiranës humbjen e parë në kampionat, Vllaznia dhe Elbasani e mbyllin duelin e rivalëve në “paqe”

Teuta dhe Tirana kanë luajtur ditën e sotme sfidën e  vlefshme për javën e 8 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 3-1 në favor të vendasve.
Golat për Teutën u shënuan nga Kruja në minutën e 8, Torraj në minutën e 74 dhe Nasri në minutën e 90. Ndërsa golin e vetëm për bardheblutë e shënoi Ismajli në minutën e 12. Në këtë mënyrë, Tirana merr humbjen e parë sezonale pas 6 barazimesh dhe 1 triumfi.
Me këtë fitore Teuta shkon në vendin e 6 me 13 pikë. Ndërsa bardheblutë e Bledi Shkëmbit mbeten me 9 pikë në vendin e 7 në tabelën e renditjes.
Vllaznia dhe Elbasani kanë luajtur mbrëmjen e sotme sfidën e vlefshme për javën e 8 të “Abissnet Superiore”. Ndeshja e zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim pa gola.
Pavarësisht rasteve të të dyja ekipeve, asnjëra nuk ia doli që të shënonte. Kështu bëjnë paqe si në tribuna ku “Tigrat Verdheblu” dhe “Vllaznit Ultras” ishin së bashku, por edhe në fushë duke ndarë nga 1 pikë.
Me këtë barazim, Vllaznia shkon në vendin e dytë me 14 pikë. Në krahun tjetër Elbasani me 13 pikë mban vendin e 5 në tabelën e renditjes.tirana teuta vllaznia elbasani abissnet superiore
Burimi