
Tentoi vetëvrasjen para dyerve të SPAK, kush është i moshuari që ka kallëzuar ministra e deputetë për grabitjen e pronave në Lezhë
👁2253
Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë para dyerve të SPAK, ku një i moshuar ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë fotoksinë.
Mësohet se ai është Pal Trashaj nga Lezha. Ai pretendonte se kishte kallëzuar disa zyrtarë të lartë, ish-ministra dhe deputetë për problemet me pronat e tij dhe SPAK s’i kishte dhënë zgjidhje. 60-vjeçari ka kërkuar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani, por që i është refuzuar. Më pas ai ka pirë helm dhe fatmirësisht është dërguar në kohë në spital.