
Të shtënat drejt automjetit të blinduar në Shkodër, çfarë u gjet në vendngjarje
👁22488
Një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Rranxa të njësisë Bushat të bashkisë Vau i Dejës.
Efektivët e policisë janë në kërkim për gjetjen e autorëve që qëlluan, ndërsa ende janë paqarta arsyet e kësaj ngjarje. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autorët janë larguar me shpejtësi.
Sipas policisë, automjeti tip “Audi” ishte i parkuar dhe nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin ligjor të rastit.