Sulmuesi shqiptar rinovon me skuadrën italiane, firomos kontratën e parë si profesionist

Sulmuesi shqiptar rinovon me skuadrën italiane, firomos kontratën e parë si profesionist

Sulmuesi shqiptar Rrok Toma, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e përfaqësuesve të moshave kuqezi, ka nënshkruar rinovimin e kontratës së tij me klubin e Albinolefes, në atë që është tashmë marrëveshja e tij e parë si profesionist.
Sulmuesi 20-vjeçar, i cili ka luajtur në të gjitha grupmoshat e Shqipërisë duke shënuar 6 gola me fanelën kuqezi, është prej një viti pjesë e skuadrës së parë të klubit që gjendet në Serinë C në Itali. Tashmë klubi ka ushtruar të drejtën e zgjatjes së kontratës së tij deri në qershorin e vitit 2025.
Djaloshi i lindur në Lezhë, është transferuar në Itali që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë edhe e klubit të Torinos me moshat U-16 dhe U-17, para se të përfundonte te të rinjtë e Albinolefes dhe spikaste duke iu bashkuar skuadrës së parë. Megjithatë, ai është aktivizuar më shumë në kampionatet e moshave me klubin e Albinolefes gjatë kësaj periudhe, duke shënuar 6 gola e dhënë 4 asiste në 14 ndeshje të luajtura. Deri tani, Toma ka luajtur 4 ndeshje në Serinë C me fanelën e Albinolefes.

 rrok toma sulmuesi shqiptar
Burimi