Starton Spanjë-Francë, “Gjelat” dhe ‘Furia e Kuqe’ përplasen për biletën e parë finaliste

Starton Spanjë-Francë, “Gjelat” dhe ‘Furia e Kuqe’ përplasen për biletën e parë finaliste

Starton supersfida Spanjë-Francë e vlefshme për gjysmëfinalen e “EURO 2024”, ku do të përcaktohet edhe finalisti i parë i këtij edicioni të Kampionatit Europian.
Spanjollët janë të vetmit që kanë fituar të pesë ndeshjet që kanë luajtur deri më tani, ndërsa janë të parët në gola (11), tentiva drejt portës (102) dhe zotërime të topit (230), duke dëshmuar se sa mbresëlënës janë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.
Kundër tyre janë francezët shumë të qëndrueshëm, të cilët kanë pësuar vetëm një gol (dhe atë nga penallti) në pesë ndeshje. Por edhe vetë lojtarët kanë shënuar vetëm një (nga penalltia), pasi dy të tjerët janë autogola.
“Gjelat” synojnë finalen e katërt të turneut të madh në tetë vitet e fundit, pasi kanë arritur në ndeshjen finale të kompeticionit në “EURO 2016” dhe në finalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022, duke konfirmuar përvojën e tyre.
Spanja kërkon të kualifikohet në finalen e Kampionatit Evropian për herë të 5-të në historinë e saj (kanë tre trofe) dhe Franca për të katërtën (kanë 2 trofe).
Ndeshja e cila luhet në Mynih gjykohet nga arbitri slloven, Sllavko Vinçiç.
 
 spanja franca “euro 2024”
Burimi