SPAK lëshon urdhër-arrest për gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno
SPAK ka lëshuar diten e sotme urdhër arreste për gazetarët e kronikës së zezë Elton Qyno dhe gazetarin Artan Hoxha.
Sipas burimeve, bëhet me dije se mbi gazetarin Hoxha rëndon akuza “anëtar i organizatës kriminale”.
Për të është kërkuar masa e “arrestit shtëpiak”.
Ndërsa gazetari Elton Qyno akuzohet për korrupsion. Ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili tha se gazetari Elton Qyno ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin dhe se nuk ka lidhje me gazetarin Artan Hoxha. Këtë të fundit e akuzoi si anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka.
“Nuk mund ta mbyll këtë ekspoze para jush pa dënuar me forcën më të madhe vendosjen e masave kufizuese ndaj gazetarit guximtar, Elton Qyno, i cili në një shërbim të madh ndaj vendit ka demaskuar me guximin më të madh lidhjet e Edi Ramës me krimin. Rrëmbimi i tij nga Dumani është një nga ngjarjet më dramatike në historinë e Shqipërisë.
Grabitja e telefonave të tij për të shpëtuar Ramën nga dokumente që e konpromentojnë perbejne nje akt kriminal te vertete ne mbrojtje te Rames. Kërkoj heqjen e menjëhershme të masave ndaj gazetarit Elton Qyno. I shpreh atij solidaritetin tim të plotë. Ata që vendosen këto masa, ata kerkojne të mbyllin kanalet e transparencës së mediave.
Vendosja e masave njëkohësisht ndaj Elton Qynos, gazetarit guximtar dhe trim me Artan Hoxhën, anëtar i damkosur i bandës së Bajrit të partisë, i paguar nga bandat por i mbrojtur nga Altin Dumani deri së fundi sa u detyrua të vendosë një masë arrest shtëpie.
Ndërkohë që informoj publikun që dokumente zyrtare informojnë se Artan Hoxha ka shkelur detyrën e gazetarit dhe është bërë anëtar aktiv i paguar i bandës Bajri-Gjoka të partisë. Nuk kanë asnjë lidhje këta dy gazetarë me njëri tjetrin, por lidhja qëndron në poshtersinë e Dumanit që kërkon t’i paraqese të inkriminuar së bashku.”-tha Berisha.
Ky operacion i SPAK është drejtuar nga prokurori Vladimir Mara.
Për momentin nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar.
Burimi