Skandali te Onkologjiku, zbardhet skema si mjekët drejtonin pacientët në klinikat private për t’i zhvatur

Skandali te Onkologjiku, zbardhet skema si mjekët drejtonin pacientët në klinikat private për t’i zhvatur

Skandali te Onkologjiku

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala trajtoi skandalin te spitali Onkologjik në QSUNT, ndërsa në pjesën e mëposhtme zbardhen detaje mbi mënyrën se si ishte ngritur skema që pacientët drejtoheshin nga mjekët në klinikat private. Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.
Por aparatura e kobaltit nuk ishte problemi i vetëm që u zbulua në Pavionin e Onkologjisë në QSUNT.
Hetimet konkluduan edhe në një skemë se si mjekë onkologë në këtë repart i dërgonin pacientët në klinikat e tyre private, pasi ata paraqiteshin për të marrë shërbim në këtë pavion.
Denoncim që referuar dosjes hetimore, erdhi edhe nga një qytetar nga Burreli që ishte paraqitur në Pavionin e Onkologjisë, për të vizituar nënën e tij që dyshohej se ishte me sëmundje tumorale.
Dosja Hetiore
M.Xh  thotë se ai fillimisht e dërgoi nënën e tij, në spitalin e Burrelit. Por pasi u dyshua se ajo ishte e prekur me kancer, ai e solli në Tiranë.
Por ai thotë se teksa po prisnin në derën e Onkologjikut, atij iu afrua një person që i tha që nëse donin ndihmë mund t’i dërgonte te mjeku. Personi në fjalë u identifikua më pas si E. L, koordinator i Spitalit Onkologjik në Tiranë.
Që e dërgoi për vizitë te mjeku E. G, i cili sipas qytetarit pasi i bëri një kontroll sipërfaqësor nënës së tij, i ka treguar se gjendja është alarmante
Dhe se duhej bërë urgjent një operim.
Më tej qytetari M.XH, tregoi se mjeku E. G, i tha që në vazhdim vizitat do t’i bënin te klinika e tij ‘Megis’ pasi në spital kishte vonesa, dhe puna nuk priste.
Më tej po ky qytetar tregoi se pasi kishte shkuar në këtë klinikë, nëna e tij i ishte nënshtruar biopsisë.
Dhe se vetëm një muaj më pas kishte marrë përgjigjen, se nëna duhej operuar.
Operacion i cili duket se ka dalë mirë.
Por që pacientja kishte nevojë për kimioterapi.
Ilaçe të cilat familja duhet t’i siguronte në klinikën ku kishte kryer operacionin ose në farmaci.
Dosja Hetimore
Një muaj më vonë, denoncuesi thotë se u telefonua nga koordinatori i spitalit Onkologjik E. L, i cili e informoi se përgjigja e biopsisë kishte dalë dhe se nëna duhet të vinte të kryente operacionin.
“E. L më tha në telefon se pagesa bënte 3 mijë euro. por meqë i rekomandoi ai, do të paguanin 2 500 euro.
 Kur shkuam te spitali paguam 2 700 euro, pasi u shtuan dhe shpenzimet spitalore.
Pasi nëna u bë operim, dhe doktori na tha se biopsia doli mirë dhe nuk ishte tumor i keq, na dërguan te një doktor brenda klinikës që më tha se duhet të bënte kimio.
Këtu duket se fillon edhe një histori tjetër. Ajo se si medikamentet për të sëmurë me kancer, shiten dhe blihen lirisht nëpër klinika dhe farmaci private, jashtë depos farmaceutike të QSUNT.
Dosja Hetimore
Qytetari tregon se ilaçin (femara 2.5)  për kimio në fillim e ka blerë tek farmacia që ndodhet tek klinika, ndërsa më pas tek një klinikë tjetër.
Në lidhje me praktikën e regjistrimit në QSUT dhe fletëdaljen nga spitali, ai është shprehur se nuk e kanë marrë më dosjen, pasi ka shkuar në privat dhe aty u ngatërrua procedura.
Sipas dosjes hetimore, mjeku E. G, nuk i tregonte pacientëve që në spitalin e tij privat bëhen vetëm skanerat, biopsia dhe për kimioterapitë dhe për rrezet ata duhet të ktheheshin sërish në spitalin shtetëror.
Si edhe që ky merr kartelat e pacientëve dhe i mban në zyrën e tij, kur rregulli e përcakton qartë se duhet të linte në punktin e Spitalit Onkologjik.
Ndërkohë që në një përgjim, mjekët e pavionit onkologjik flasin edhe në emër të tij.
Duke bërë llogari.
Dosja Hetimore
Biseda mes personelit të spitalit.
Personi X: Kape shtrëngoje Mondin nxirr lekët thuaj!
Dr. A.R i përgjigjet: Me majën e gishtit më hedh tutje ai. Si buldozer është!
Personi X: Kap pushimet e tjera tani. Shih naj Tajlandë. Nuk shkon shumë, 1500 euro, 5 operacione kap brenda javës ti.
Dr. A.R: ‘Kirurg më di ti mua. Ku e ke bërë matematikën ti vëlla. 5×5 sa bëjnë?
Personi X : Llogarita 300 euro operacionin, jo 500. Për një javë bëhesh për Maldive ti atëherë.
Por a është ky një problem i vetëm i disa mjekëve apo i një sistemi të kalbëzuar që në gjenezë që ka prodhuar në këto 30 vite, vetëm korrupsion dhe zhvatje për qytetarët?
Përse në këtë hetim sot nuk janë Ministria e Shëndetësisë e cila ka për detyrë të bëjë kontrolle të vazhdueshme në spitalet publike, apo edhe sektorë të pafundëm të cilët paguhen për të kryer punën e tyre?
Ku kanë përfunduar auditet e brendshme në spitale dhe cili është roli i sektorit të kontrollit të pajisjeve mjekësore, kur prej vitesh dihet që aparaturat në QSUNT, nuk vihen në funksion?
A mundet një mjek, dy, apo tre të tillë, sado të fuqishëm të jenë, të ndalojnë së vëni në funksion aparaturat mjekësore, apo i vetëm të prodhojë një skemë të tërë të dërgimit të pacientëve nga spitali publik në privat???/ BWskandali te onkologjiku skema si mjekët drejtonin pacientët
Burimi