Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi mbërrin në gjykatë: Unë bëj vetëm punën!
👁1611
Mjeku Edmond Gashi, i përfshirë dosjen e skandalit të Onkologjikut, ku pacientëve me tumor nuk u jepej shërbimi, por i orientonin drejt privatit ka mbërritur në Gjykatën e Tiranës.
Para gazetarëve ai u shpreh se “unë bëj vetëm punën time”.
Ndaj mjekut Gashi është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi, ndërsa sot në Gjykatë të gjithë personat e përfshirë në dosje do njihen me masat.