Skandali te Onkologjiku, Andoni: Mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve, ka vdekur humanizmi

Skandali te Onkologjiku, Andoni: Mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve, ka vdekur humanizmi

Analisti Ben Andoni ka folur për skandalin te Onkologjiku, ku mjekët luanin me jetët e pacientëve duke i orientuar në klinikat private.
Ai tha se mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve në spitalet publike, teksa shton se humanizmi ka vdekur.
“Mjekët duhet të kenë një trajtim të veçantë për punën që bëjnë. Disa spitale në vend lënë për të dëshiruar. Edhe tek Trauma, problematika është e hapur. Mungon ekuipazhi i duhur i mjekëve. Mungon trajtimi financiar. Për një pjesë të mjekëve ka shteruar parimi i humanizmit. Një familje kur gjendet përballë problematikave të tilla duhet të shpenzoj mbi 20% të të ardhurave. Vendi jonë është përballë një situate të vështirë. Po nuk punove me një logjikë të mirë menaxheriale, probleme do ketë në vijim”, tha Andoni për “Report Tv”.
 
Burimi