Skandali i Kombëtares “merr dhenë”, mediat gjermane zbulojnë të tjera detaje: Hetime nëse akti seksual ka ndodhur me dëshirë

Skandali i Kombëtares “merr dhenë”, mediat gjermane zbulojnë të tjera detaje: Hetime nëse akti seksual ka ndodhur me dëshirë

 

Hoteli ku qëndroi kombëtarja

Pas “Bild”, një artikull skandalit seksual të kombëtares i ka kushtuar edhe “Der Spiegel”…

Ka marrë dhenë lajmi se një anëtar i stafit të kombëtares shqiptare ka abuzuar seksualisht me një punonjëse të hotelit, gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani.
Pas “Bild”, një artikull i ka kushtuar edhe “Der Spiegel”:  “Viktima e dyshuar është një punonjëse 18-vjeçare e hotelit. Ajo raportohet se u tha hetuesve se autori i dyshuar 26-vjeçar e kishte detyruar të hynte në kuzhinë dhe e puthi me forcë, më pas kryen marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së saj.

Sulmi thuhet se ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 19:30. Atë ditë Shqipëria humbi 1-0 nga Spanja dhe u eliminua nga faza e grupeve. Ekipi u largua të nesërmen, dhe mbikëqyrësi i ekipit të akuzuar gjithashtu u lejua të largohej”.

Një shkrim më detajues ka shkruar “Hallweger Anzeiger”. Përveç të dhënave të mësipërme, media gjermane shkruan se autoritet janë duke hetuar nëse vajza po gënjen apo jo. Dyshimet e tyre janë se raporti mund të ketë ndodhur me dëshirë.

“Prokuroria publike tani po merr vajzën me pyetjen nëse raporti seksual ishte konsensual, pasi ka çështje kontradiktore. Pas ngjarjes, i riu burri mësohet se ka përshëndetur viktimën dhe i ka thënë që ta priste. Një gjë është e sigurt: i akuzuari shqiptar nuk ndodhet më në Gjermani. Prokuroria publike këtë e arsyeton duke thënë se nuk ka dyshim urgjent për rastin. “Nuk është paraqitur kërkesë për urdhërarrest”, tha prokurori publik. I akuzuari është kthyer në Shqipëri më 24 qershor, pas eliminimit të skuadrës shqiptare.
Çfarë do të ndodhë më pas është e paqartë. Sipas Maike Ebbert nga qendra sportive, i riu është përballur me pasoja. Ai bëri të ditur se punonjësi shqiptar ishte pezulluar nga Federata Shqiptare e Futbollit menjëherë pas zbardhjes së ngjarjes”, shkruhet në artikull.

 

777

000
Burimi