Skandal seksual në qendrën sportive ku qëndroi kombëtarja shqiptare në Gjermani, nisin hetimet ndaj supervizorit të ekipit kuq e zi

Skandal seksual në qendrën sportive ku qëndroi kombëtarja shqiptare në Gjermani, nisin hetimet ndaj supervizorit të ekipit kuq e zi

Përveç eliminimit në fazën e grupeve, skuadra shqiptare e futbollit duket se është përfshirë në një skandal seksual.
Sipas mediave gjermane, Prokuroria e Dortmundit ka nisur hetimet ndaj një mbikëqyrësi të kombëtares shqiptare të futbollit, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht një punonjëse në hotelin ku ata qëndruan gjatë pjesëmarrrjes në Euro 2024.
“Antene Unna” shkruan se hetimi ka nisur pas dyshimeve se ka pasur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau. Pak para ndeshjes së fundit në grup, supervizori mësohet se ka kapur për krahu një punonjëse hoteli. Më pas abuzimet seksuale ndodhën kundër vullnetit të saj.
Prokuroria publike nuk ka dhënë asnjë informacion për shëndetin e gruas. Ajo tani është duke hetuar se deri në çfarë mase i akuzuari ka vepruar kundër vullnetit të gruas.
Aktualisht nuk ka një urdhër arresti. I akuzuari, i cili nuk është as lojtar, as trajner dhe as zyrtar, është kthyer në Shqipëri, vijon shkrimi.
Burimi