Silvio Gonzato nuk i ndahet Fatmir Xhafajt, mesazh të prerë të mos luajë me reformën në drejtësi!
Gonzato, e bëri të qartë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas…
Ambasadori i delegacionit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato, ja ka bërë edhe një herë të qartë Fatmir Xhafajt se nuk mund të luajë me reformën në drejtësi. Sot Kuvendi dhe Komisioni Antikorrupsion mbajtën një aktivitet me temë “Shqipëria 2030 në BE”, ku folën shumë personalitete.
Gonzato, e bëri të qartë se reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, teksa po ashtu kërkoi konsensus politik. Një tjetër kritikë për Xhafajn, pasi komisioni antikorrupsion vijon punën vetëm me anëtarët e mazhorancës.
“Parimi udhëheqës duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi. Shqipëria është angazhuar qartë të forcojë pavarësinë e magjistratëve dhe sistemi prokurorisë e gjyqësor për të konsoliduar llogaridhënien në të gjitha nivelet. Është thelbësore që ekuilibrat institucionalë ekzistues dhe ndarja e pushteteve të garantohen plotësisht. Mirëpres miratimin e strategjisë kundër korrupsionit dhe jam krenar që kemi ndihmuar. Ata mund të mbështeten në shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, ku është proces mbarëshoqëror, transformues”, tha ambasadori.
Sipas tij, integrimi i Ballkanit në BE mbetet në krye të përparësive të BE në të ardhmen e afërt. Ai tha se Shqipëria ka një mundësi historike para dhe perspektiva për tu bërë anëtarë të BE është reale.
“Institucionet kanë përgjegjësi të mobilizojnë të gjitha burimet për të ecur para në mënyrë vendimtare. Dy muaj më parë çelëm bisedimet për grupkapitullin e themeloreve. Kjo nënkupton se institucionet shqiptare duhet të japin rezultate për një grup reformash që përbëjnë shtyllën për integrimin në BE. Pas një viti shpenzuar me autoritet shqiptare, duke analizuar kuadrin ligjor, BE ka përcaktuar qartë se kush janë reformat që udhën arritur në këto fusha. Fokusi kryesor i Shqipërisë është ti zbatojë këto reforma. Ky nuk është proces ku plotësojmë disa kuti, kur BE monitorin progresin në raport nuk sheh vetëm strategjitë, por nëse reformat janë zbatuar, masat janë ekzekutuar. Ne jemi për të ndihmuar financiarit dhe për të siguruar që teknikisht është kështu”, tha ambasadori.
Më tej ai deklaroi se reformat kërkojnë diskutime të pjekura politike mes palëve dhe konsultime me shoqërinë civile. Sipas ambasadorit, Parlamenti ka rol kritik në anëtarësimin në BE, por edhe forumi i debatit politik dhe roli mbikëqyrës i qeverisë. /Pamfleti
Burimi