Shtyhet hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, Meloni: Nuk më intereson afati, gjithçka duhet të jetë perfekte

Shtyhet hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, Meloni: Nuk më intereson afati, gjithçka duhet të jetë perfekte

Është shtyrë sërish hapja e kampit të emigrantëve në Gjadër, e cila u parashikua të inagurohej më 1 shtator.
Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka reaguar, teksa tha se duhen edhe disa javë që gjithçka të jetë perfekte.
Gjatë një takimi me kreun e qeverisë britanike, Keir Starmer Meloni tha se nuk i intereson nëse do të duhen edhe pak ditë për hapjen e kampit, pasi sipas saj çdo gjë do të jetë perfekte.
“Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët, por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë, nuk më intereson”, tha Meloni.
 
Burimi