Shqipëria nis në shtator aventurën në Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat për ndeshjen me Gjeorgjinë

Shqipëria nis në shtator aventurën në Ligën e Kombeve, dalin në shitje biletat për ndeshjen me Gjeorgjinë

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve në muajin shtator të këtij viti, aty ku kuqezinjtë ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë më datë 7 shtator ndaj Ukrainës. Ndërsa më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë në këtë kompeticion ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për sfidën Shqipëri – Gjeorgji në linkun: ebileta.al.
FSHF nënvizon se biletat do të shiten vetëm ONLINE në këtë link dhe çdo faqe tjetër është e paautorizuar për të shitur bileta.
Procedura se si blihet bileta online:
Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë duke përdorur një adresë e-mail.
Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen.
Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotësoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail)
Në fund procedoni me pagesën, duke plotësuar të dhënat e kartës tuaj. Pasi të konfirmohet pagesa, bileta do të mbërrijë në adresën e-mail me të cilën jeni regjistruar në platformë.
liga e kombeve shqipëri-gjeorgji biletat
Burimi