Sëmundja e rëndë mposht kampionin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur i Dinamos
👁1769
Ish-futbollisti i njohur i Dinamos kampione të viteve 60, Stavri Lubonja ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Prej kohësh vuante nga një sëmundje e gjatë ndërsa sot mbylli sytë përgjithmonë në Nju Xhersi.
Ai ka qenë pjesë e ekipit kombëtar si dhe trajner e zyrtar pranë klubit blu. Një lajm i trishtë për futbollin shqiptar. Lubonja e kaloi karrierën e tij gjashtëvjeçare si futbollist me klubin kryeqytetas Dinamon, duke fituar tre kampionate. Gjatë sezonit 1959, Lubonja ishte golashënuesi më i mirë i ligës me 11 gola, me Dinamon, e cila përfundoi në vendin e 3.stavri lubonja ish-futbollisti i dinamos
Burimi