“Ruleta ruse” vendos gjithçka, Oblak i pret penalltinë Ronaldos dhe i mohon Portugalisë kualifikimin në çerekfianle (Video)
Nuk ka fitues në “Frankfurt Arena”. Portugalia dhe Sllovenia nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 0-0, duke e çuar ndeshjen në shtesë, por edhe këtu të dyja ekipet janë treguar të pasakta për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për t’u kualifikuar në çerekfinale.
Tashmë kualifikimi do të vendoset nga pika e penalltive.
Kjo është ndeshja e dytë që shkon në kohën shtesë, pas asaj mes Anglisë dhe Sllovakisë që u luajt ditën e djeshme.
Në minutën e 5, pas zhvillimit të një goditjeje këndi, Ruben Dias gjuajti por nuk gjeti portën e sllovenëve.
3 minuta në vonë, Leao dha një pasim të artë me të majtën për Ronaldon, por ky i fundit u vonua dhe mbrojtja sllovene i hoqi topin nga këmbët në zonë.
Në minutën e 13, tjetër harkim nga e djathta në zonë për CR7, i cili nuk ia doli të devijojë topin me kokë në portë.
Në minutën e 18, portugezët dominuan me mbajtjen e topit, ndërsa Sllovenia ishte e vendosur mirë mbrapa, duke pritur të thumbojë me kundërsulme me Shporar dhe Sheshko.
Në minutën e 34, Ronaldo provoi me një goditje dënimi ballore, por topi kalon mbi traversën e Oblak.
Në minutën e 55, Ronaldo tentoi një tjetër goditje dënimi ballore, por Oblak i mohoi golin me grushtimin e tij.
7 minuta më vonë, Sheshko nisi një kundërsulm të shpejtë, duke kaluar Pepe, por gjuajtja e tij drejt portës ishteshumë e gabuar.
Në minutën e 72, tjetër goditje dënimi e Ronaldos, topi kaloi mbi traversën e portës së Oblak.
Në minutën e 89, Ronaldo pati mundësinë për t’u bërë heroi i portugezëve, por gjuajtja e tij diagonale u ndal nga Oblak.
Në minutën e 105, Ronaldo pati shansin e artë për t’i dhënë kualifikimin në çerekfinale Portugalisë, por ndodhi e pabesueshmja. Oblak priti gjuajtjen e portugezit.
portugalia sllovenia “euro 2024”
Burimi