Rreth dy orë në SPAK, Dogjani: Më pyetën për çështjen e interpelancës me Ramën
Pas më shumë se dy orësh marrje në pyetje deputeti Asllan Dogjani ka dalë prej ambienteve të SPAK.
Burime konfirmuan se Prokuroria e Posaçme ka regjistruar procedim penal mbi një kallëzim të disa banorëve përfshirë deputetin demokrat Asllan Dogjani.
Kallëzimi është bërë që në vitin 2020, teksa Dogjani ka dhënë shpjegime këtë të mërkurë në Prokurorinë Speciale.
Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se pyetja e tij është bërë pikërisht për çështjen që ka kërkuar interpelancë një javë më parë me kryeministrin Edi Rama në kuvend, kërkesë që u rrëzua.
“Në vitin 2006 është ndërtuar një pallat me ndërtues Ilirjan Çelën, ka bërë shtesa pa leje duke iu shmangur detyrimeve. Për këtë nuk është bërë legalizim, banorët kanë legalizuar vetë pas 20 vitesh pallatin. Para oborrit të pallatit në emër të një të moshuari Ramazan Gjoshi kishte legalizuar kopshtin publik në oborrin e pallatit në njësinë nr. 9. Ja ka kaluar djalit të tij Miljan Çela. Jemi drejtuar kadastrës si banor. I vetmi institucion që ka reaguar. Ka reaguar dhe ka konstatuar se vendimi është i kundërligjshëm”, do të deklaronte Dogjani në Kuvend.
Burimi