Rama vijon me propagandën e vjetër para zgjedhjeve: Rroga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro

Rama vijon me propagandën e vjetër para zgjedhjeve: Rroga mesatare për mësuesit do jetë 950 euro

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me propagandën e vjetër të cilën e përdor sa herë afrohen zgjedhjet dhe ajo ka të bëjë me pagat e arsimtarëve dhe jovetëm.
Gjatë një aktiviteti për sigurinë në shkolla, Rama tha se qeveria nuk do të ndalet me rritjen e pagave për mësuesit, ndërsa shtoi se rroga mesatare e një mësuesi është 950 euro.
Kryeministri u shpreh kjo është një rritje domethënëse brenda së cilës ka një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe sipas kritereve të vendosura në një rrugëtim të mësuesve. Rama theksoi se ata mësues që dallohen do të paguhen më mirë.
Rama tha se arsyeja pse ne nuk jemi si Zvicra është sepse për një kohë shumë të gjatë kemi mbetur shumë pas në dije.
“Nuk jemi fokusuar vetëm tek godinat dhe infrastruktura, por edhe tek fuqizimi i autoritetit të mësuesit dhe motivimi i vazhdueshëm i trupës mësimore. Këtë e kemi bërë me të gjitha mënyrat e nevojshme por mbi të gjitha duke vendosur si objektiv strategjik të politikës tonë, rritjen e vazhdueshme të pagave të mësuesve. Sot kemi arritur me ndërhyrjen e fundit të muajit qershor, që pagën mesatare të mësuesve ta kemi 950 euro. Është një rritje domethënëse brenda së cilës ka një përshkallëzim sipas eksperiencës dhe sipas kritereve të vendosura në një rrugëtim të mësuesve, ku ata që dallohen të paguhen më mirë. Ne nuk kemi ndërmend të ndalemi këtu. Synimi është që në 2030 Shqipëria të jetë kampion në të gjitha drejtimet, kryesore anëtarësimi në BE”, tha Rama.rama zgjedhje propagande mesues
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente