Rama mbledh nesër deputetët e PS në Elbasan, “trajnim” për komunikimin me mediat dhe rrjetet sociale
Edi Rama
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë të premten mbledhjen e planifikuar në Elbasan me grupin parlamentar të Partisë Socialiste.
Takimi i deputetëve të PS do të ndahet në 3 pjesë.
Sipas mediave, në pjesën e parë deputetët do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”.
2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi.
Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare.
“Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të PS për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik edhe përmes rrjeteve sociale.
Rama më pas do ti bashkohet mbledhjes në orën 14:00.
Burimi