Rama humbi toruan në Kuvend pas përgjimeve të SKY ECC, Bardhi: Ti ke tutor bandat, Bajrin dhe Gjokën
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi deputetit demokrat Gazment Bardhit.
Rama tha se i nxorri mallin e ish-kreut të PD-së Lulzim Basha. Ndërsa, Bardhi iu përgjigj se Rama ka tutor bandat Bajrin dhe Gjokën.
“Mua më dual malli i të shkretit lul turorit të këtij figurës së foli dhe besoj se të gjithë ata që e ndoqën e panë ku është dallimi i madh midis nesh që fjalisw me fakte dhe këtyre që nuk dinë çfarë flasin, këto mallra me këto emra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme”, tha Rama.
Bardhi: Ti ke tutor, bandat, Bajrin, Gjokën!
Edi Rama: Nuk e di a ju ndodh dhe juve, por mua më doli malli i të shkretit Lulit, tutorit të mëparshëm të këtij figurës që foli. E panë se ku është dallimi mes nesh që flasin me fakte dhe këtyre që sdinë çfarë flasin,
Këto mallra nuk kategorizohen tek mbetjet e rrezikshme. Ekspert nuk jam dhe për këtë arsye mësoj duke ulur kokën të lexoj dhe dëgoj nga ekspertët.
Kurse zotëria, e pret ekspertizën me gojën hapur dhe kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon në gojë eskpertizën, gjërë e gjatë e vjen ta përshtyjë këtu. Flet zotëria se kush jam unë dhe kush është zotëria për fjalë që kemi thënë, por unë nuk gaboj është zotëria që tha, por erdhi Saliu me Flamurin në godinë do iki nga politika. Nuk iku nga politika, por iku nga godina me Flamurin për të mbajtur kokën lart dhe për të parë Saliun, kështu që është problemi i madh.
Problemin më të madh e ka ai në kat të 8 që nuk ngeli balerinë pa i shkuar tek parvazi dhe pa i thënë ma lër mua, ta tund belin për ty,.
Një fjalë serioze për krimin e organizuar, zotërote u the këtye, atyre e shqiptarëve kam kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishte kallëzuar noc rrokun sepse kishe dërguar një informacion.
Nuk e keni mësuar akoma ju, se çfarë problemi keni me mua, unë duroj shumë, do të duroj deri kur SPAK të nxjerrë të vërtetën dhe pastaj do të kemi një ballafqim bashkë, jo unë me ty kështu, se ti je me kokën lart dhe me gojë hapur. Unë nuk ta hedh dot në gojë atë që ta hedhin nga atje lart, por do ta kemi një ballafaqim tjëtër.
Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë, hapeni përshtyje këtu dhe përshtymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm. Do e merrni më keq së në ’97.
Burimi