Ra nga lartësia teksa po rregullonte antenën, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Durrës

Ra nga lartësia teksa po rregullonte antenën, ndërron jetë në spital 60-vjeçari në Durrës

Një 60-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, 60-vjeçari po rregullonte një antenë, ndërsa dyshohet se ka rënë aksidentalisht. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 1 në Durrës.
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari me inicialet M. Ç, banues Tiranë, ka humbur jetën në spitalin e Durrësit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se aksidentalisht, ka rënë nga lartësia shtetasi M. Ç., 60 vjeç, banues Tiranë (i cili po rregullonte një antenë).
Si pasojë e plagëve të marra, 60-vjeçari ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Durrës.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rastit”, njoftoi policia.
Burimi