
Punëtori i sigurisë dëmton në gju Moratën, kapiteni i Spanjës rrezikon finalen (Video)
👁1617
Dëmtim nga hiçi! Një stjuart ka goditur padashje në gju Alvaro Moratën, teksa punëtori i sigurisë rrëshqiti në tentativë për të kapur një tifoz në fundin e ndeshjes, duke i shkaktuar një dëmtim kapitenit të Spanjës.
Mbetet të mësohet se cila është shkalla e dëmtimit, me sulmuesin i cili u pa të çalonte menjëherë pasi mori goditjen nga stjuarti duke kapur gjurin me dorën.
Ky moment sa epik aq edhe i dhimbshëm, teksa do të ishte shumë e rëndë për Moratën që të humbiste finalen e Europianit për këtë incident.
Burimi