PS mban pezull mandatin e Olta Xhaçkës, Bardhi: Vendimi i Kuvendit i papranueshëm!
Gazment Bardhi
Kuvendi i Shqipërisë nuk ka arritur të mbledhë votat e nevojshme për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.
Kuvendi votoi me 25 vota pro, 65 abstenime dhe 9 kundër, duke mos arritur shumicën e thjeshtë prej 71 votash, të nevojshme për të dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë votimit, 38 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan. Deputetja Xhaçka, megjithëse ishte e pranishme, nuk mori pjesë në votim.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, pas votimit, deklaroi se çështja do të kalojë në Komisionin e Venecias për mendim.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e ka cilësuar vendimin e mazhorancës në Kuvend të papranueshëm
“Sot Edi Rama grisi Kushtetutën e Shqipërisë. Sot është ekzekutuar një puç kushtetues nga Edi Rama. Ata që deri dje flisnin për# reformën në drejtësi e morën përgjigjen sot. Nuk ka reformë në drejtësi”, u shpreh Gazment Bardhi për “Ora News”.
Kjo ishte hera e tretë që Kuvendi u thirr për të votuar mbi kërkesën e 1/10 së deputetëve për të dërguar mandatin e deputetes Olta Xhaçka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.
Në seancën se së enjtes u miratuan edhe ndryshimet në buxhet. Akti normative për urdhrin e mjekëve. Po ashtu me shumicë të thjeshtë u miratuan edhe ndryshime në ligjet për peshkimin, inspektimet dhe qeverisjen elektronike.
mandati i olta xhackes gazment bardhi
Burimi