Protesta e opozitës, policia hap pjesërisht disa nga akset e bllokuara nga protestuesit!

Protesta e opozitës, policia hap pjesërisht disa nga akset e bllokuara nga protestuesit!

Protesta e PD-së në disa prej pikave të qarkullimit në Tiranë, ende vijon, ndërkohë që policia përpiqet të hapë rrugën për të lehtësuar trafikun e krijuar.
Në zonën e Zogut të Zi, policia ka mundur të hapë pjesërisht rrugën për të lehtësuar disi trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja!
Edhe para Bashkisë së Tiranës është hapur rruga me anë të autobotit që shpërndau njerëzit me anë të ujit me presion. Në “Rrugën e Elbasanit”, gjithashtu ka nisur qarkullimi i pjesshëm i automjeteve. Aktualisht e bllokuar totalisht mbetet rruga te “Sheshi Willson”.
Kujtojmë se ka pasur përplasje me policinë në disa prej pikave të Tiranës mes protestuesve dhe policisë, teksa këta të fundit i bëjnë thirrje edhe eksponentëve të PD-së të lirojnë qarkullimin.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente