Pritet të bëjë hapin e rëndësishëm në karrierë, Kristian Shpendi drejt gjigandëve të Serisë A
Kristian Shpendi pritet të bëjë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij. Sumuesi i Kombëtares shqiptare kërkohet nga disa ekipe në Serinë A, teksa aktualisht është pjesë e Çezenës. Kjo e fundit sezonin e ri do të luajë në Serinë B dhe do të kërkojë ngjitjen në elitë.
Por sipas mediave italiane, Shpendin sezonin e ri mund ta shikojmë në elitën e futbollit italian. Torino është skuadra që kërkon 21-vjeçarin. Torinezët dhe Çezena kanë nisur bisedimet prej javësh, teksa bëhet me dije se është arritur marrëveshja paraprakisht mes tyre për kalimin e sulmuesit kuqezi në Torino, aty ku do të gjente Mërgim Vojvodën.
Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje sipas mediave italiane është çësthje ditësh. Madje diçka të tillë e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aleks Shpendi, ku ka theksuar se Torino pritet të jetë destinacioni i ardhshëm i të birit. Kështu Kristiani do t’i bashkohej Stiven në Serinë A, me këtë të fundit që luan me Empolin. Kujtojmë se me Çezenën në sezonin e kaluar shënoi 20 gola, duke qenë vendimtar në ngjitjen e ekipit në Serinë B.kristian shpendi sulmuesi i kombëtares shqiptare torino
Burimi