Presidentja e Maqedonisë së Veriut provokon sërish Greqinë, revoltohet keq Athina: Injorantë!
Gordana Siljanovska-Davkovaka dhe Mitsotakis
Pas deklaratave para dhe gjatë betimit si presidentja e Maqedonisë së Veriut, ku iu referuar vendit si në “Republika e Maqedonisë”, Gordana Siljanovska-Davkovaka provokuar sërish Greqinë.
Një postim i saj në rrjetet sociale ku iu referohet përfaqësuesve të fëmijëve refugjatë me të cilët është takuar si “maqedonasit e Egjeut”, ka rikthyer tensionin në marrëdhëniet midis Athinës dhe Shkupit.
Sipas njoftimit të Presidencës së RMV, kryetarja e shtetit u takua me përfaqësuesit e “Fëmijëve refugjatë nga Maqedonia e Egjeut” dhe me ta diskutoi për festimet për 75 vjetorin e “persekutimit të maqedonasve të Egjeut” nga Greqia.
Kjo mënyrë e të referuarit sipas Ministrisë së Jashtme helene është në kundërshtim të hapur me Marrëveshjen e Prespës.
“Lidershipi i Maqedonisë së Veriut çdo ditë e më shumë po largohet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore. Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Prespës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme greke.
Siç vë në dukje shefi i i diplomacisë helene, Giorgos Gerapetritis, Silianovska ka shpikur maqedonasit e Egjeut që nuk ekzistojnë.
“Përveç kësaj, ajo i kthehet veprimeve të së shkuarës që tregojnë një humor shpengues dhe injorancë të plotë të historisë. Ministri grek i Jashtëm tashmë ka nxjerrë në pah shkeljet përkatëse të homologëve të tij në Këshillin e Punëve të Jashtme dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, theksohet në reagimin e Athinës.
Përveç kësaj, Gerapetritis nënvizon se çështja është ngritur në nivel ndërkombëtar nga qeveria greke.revoltohet keq athina presidentja e maqedonisë së veriut
Burimi