“Po takoj vëllezërit, nëse nuk kthehem më ka ndodhur diçka”, Anila Hoxha zbulon mesazhin që zbardhi vrasjen e Eduart Reçit
👁941
Gazetarja Anila Hoxha ka folur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi. Ajo tha se ekzekutimi me plumb në kokë i biznesmenit, sipas policisë ka për autorë dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka.
Gazetarja ka treguar një detaj të rëndësishëm në lidhje me ngjarjen, teksa u shpreh se viktima, disa javë para ngjarjes, kishte njoftuar oficerin e zonës duke i thënë se do të takohej me dy vëllezërit Duka dhe se nëse nuk kthehej, atëherë i kishte ndodhur diçka.
Ende nuk dihet shkaku i vrasjes së kryer me paramendim, ndërsa dyshimet e para lidhen me një konflikt pronësie mes palëve.
Burimi