“Plani për t’i shpëtuar SPAK-ut do të dështojë”, Ngjela zbulon prapaskenat e protestës së thirrur nga Berisha!
Në të gjithë historinë e tranzicionit shqiptar, politikani që i ka vënë flakën vendit sa herë ka patur hallin e vet ka qenë dhe mbetet ish-kryeministri Sali Berisha. Ai, në çdo rast që e ka parë punën pisk, është ngritur dhe ka djegur Shqipërinë për të shpëtuar veten. E ka bërë për të mbrojtur apo marrë pushtet deri dje, po e bën për t’i ikur drejtësisë sot duke kërkuar një 97’ të dytë pasi po e ndjen rrezikun e burgut.
Por për avokatin e njohur Spartak Ngjela këtë herë plani i tij do të dështojë. Ai thotë se në protestën e 11 korrikut që ka thirrur Berisha asnjë gjë nuk do të ndodhë, edhe pse këtë herë ai këtë protestë sipas tij nuk e bën për të ardhur në pushtet, por për t’i shpëtuar procesit penal.
Nga ana tjetër, Ngjela ka folur në një studio televizive edhe për vendimin e Konferencës së Kryetarëve që ka gjykuar se nuk do të kërkohet heqja e mandatit të Berishës. Sipas Ngjelës ky ishte një vendim i drejtë, pasi ishte brenda ligjit, pasi Berisha po mungonte me arsye.
Po ashtu, avokati tha se qeveria teknike që kërkon opozita për garantimin e zgjedhjeve të lira është një kërkesë që nuk funksionon dhe nëse realizohet dhe pranohet nga kryeministri Edi Rama.
Pjesë nga intervista:
-Avokat Ngjela. Konferenca e Kryetarëve ka gjykuar që nuk do të kërkohet heqja e mandatit të Berishës, çfarë është kjo gjë për ju?
Ishte brenda ligjit heqja e mandatit. Nuk e lë Kushtetuta dhe nuk e kap ai ligj sepse duhet parë arsye por Berisha e ka arsyen, e ka ndaluar shteti dhe është në proces penal. Kur je i sëmurë ose kur je në proces penal, vazhdon pa problem.
-Enkelejd Alibeaj po fliste për krijimin e një force të re politike që mesa duket kjo gjë është vendosur dhe kërkesën për të mbledhur aleatë, sidomos parti të reja dhe parti elektorale. Keni patur komunikim kohët e fundit për këtë meqenëse e keni patur një bisedë më herët?
Në këto momente nuk jam në bisedime e të shohim ca do bëhet e nuk flasim dot para kohe.
-Nga ana tjetër, Partia Demokratike, Sali Berisha kanë dalë me një projekt rezolutë përmes së cilës kërkojnë bashkimin e të gjithë opozitës dhe përmes së cilës kërkojnë gjithashtu krimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe bashkë me to kërkojnë edhe votën e diasporës. Këto janë elementët për zgjedhje të lira, në gjykimin tuaj mund të funksionojë?
Pjesa e parë që thotë Alibeaj nuk ka vlerë politike, pjesa e dytë që thotë për votimin e diasporës, aty ka të drejtë, ajo duhet bërë se është fjalë e Kushtetutës. Mos lejimi të votojnë shtetasit shqiptar që janë në perëndim e duke menduar që të kthehen e të vijnë të gjithë këtu në një kohë që bota e ka zgjidhur me ligj brenda shtetit që e kërkon, ndaj është gabim i rëndë dhe shkelje e kushtetutës. Do ta marrë apo jo përsipër mazhoranca, varet nga ajo por në qoftë se nuk e merr në një kohë që është ngritur si çështje. Në një kohë që është ngritur për çështje, ato bëjnë shkelje të Kushtetutës e deri në vepër penale mazhoranca. Por duke u nisur nga problemi që janë mazhorancë dhe kanë të drejtën në Parlament, nuk mund të flasim se çfarë mund të ndodh më pas. Dëmtohet elektoralisht opinioni publik shqiptar.
-Opozitat në Shqipëri, e sidomos opozita e djathtë gjithmonë para zgjedhjeve ka kërkuar një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme, ku merret dhe shembulli i Maqedonisë së Veriut. Sa garanton dhe çfarë ndryshon për ju?
Asgjë, është bërë këtu njëherë dhe asnjë nuk është bërë. Nuk është atje në Maqedoni por te Komisioni i Zgjedhjeve dhe kush e ka Policinë e Shtetit e SHISH-in. Ajo mund ta bëj këtë e njëkohësisht mban dy poste, dhe ministrin e Brendshëm edhe asgjë nuk bën pasi janë broçkulla. Vota e lirë në Shqipëri vjen si pasojë se të dy krahët kur kanë qenë në pushtet i kanë futur krahët Shqipërisë. Këtë e ndalon vetëm një pushtet gjyqësor i fuqishëm dhe i pavaruar.
-Ka një protestë kombëtare të thirrur nga PD në datë 11 Korrik, besim force, vlerësim masiviteti? Çfarë synon Berisha të arrijë me këtë?
Deri tani ka qenë zë në shkretëtirë dhe nuk heq dorë nga kjo gjë se ka karakterin e tij mesjetar në politikë. E ka fisnore. Në këto momente nuk e bën për të ardhur në pushtet, nuk e ka politike por e ka t’i shpëtojë procesit penal por nuk i shpëton dot se e ka arrestuar SPAK-u./GazetaSot
Burimi