Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në Spanjë

Plagosi me thikë një person, arrestohet shqiptari në Spanjë

Një shqiptar është arrestuar nga policia spanjolle, pasi dyshohet se plagosi një person, ngjarje e ndodhur në lagjen Eixample të Barcelonës.
Mossos d’Esquadra arrestoi shqiptarin, pasi e sulmoi para se ta plagoste me thikë.
Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari përdori një thikë të madhe, që mund të ishte edhe një hanxhar duke goditur personin tjetër në këmbë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Entença, përballë një klubi nate, pak pas orës 23.00 të së hënës. Sipas burimeve policore, viktima kishte parkuar automjetin e tij para lokalit me dritare të hapur.
Gjithçka dukej e qetë derisa papritmas një tjetër burrë iu afrua makinës dhe e plagosi në këmbë me një objekt të mprehtë.
Policia u njoftua për ngjarjen në orën 23:08 dhe shkoi menjëherë në vendndodhje ku autoritetet gjetën personin e plagosur. Më pas, agjentët kryen një kontroll në zonë dhe arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë sulmuesin e dyshuar, i cili tani përballet me akuzën e plagosjes.
Burimi