Përplasja e opozitës me policinë, shkon në 44 numri i protestuesve të shoqëruar

Përplasja e opozitës me policinë, shkon në 44 numri i protestuesve të shoqëruar

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 44 persona, pas protestës së zhvilluar nga opozita. Mësohet se 18 të shoqëruar janë tek komisariati nr.1, 5 te komisariati nr.3 dhe 21 protestues te komisariati nr. 6. 
Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me përplasje dhe tensione mes deputetëve, qytetarëve dhe policisë.
Opozita vendosi që të bllokojë për tre orë aksin rrugor përpara Bashkisë së Tiranës, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson, Zogun e Zi dhe Pallatin me Shigjeta.
Policia tentoi që të largojë nga rrugët protestuesit, ndërsa paralajmëroi më herët se bllokimi i akseve rrugore është vepër penale. Ndërsa, PD nga ana e saj deklaroi se ka lajmëruar policinë për protestën dhe se tubimi i tyre është i ligjshëm.
Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës te “Bashkia” dhe “Sheshi Willson”, me qëllim shpërndarjen e protestuesve dhe parandalimin e kaosit.
Burimi