Përfundon pjesa e parë/ Në “Allianz Arena” festojnë ‘tulipanët’, Holanda mposht Rumaninë dhe vendos njërën këmbë në çerekfinale (Video)

Përfundon pjesa e parë/ Në “Allianz Arena” festojnë ‘tulipanët’, Holanda mposht Rumaninë dhe vendos njërën këmbë në çerekfinale (Video)

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së raundit të 1/16 në “EURO 2024”. Holanda ka mposhtur me rezultatin minimal 1-0 Rumaninë në “Allianz Arena” dhe ka vendosur njërën këmbë në çerekfinale.
Goli i vetëm i këtij 45 minutëshi u realizua në minutën e 20. Një aksion individual nga Kodi Gakpo, i cili dribloi kundërshtarët nga krahu i majtë dhe lëshoi një goditje në shtyllën e parë duke e bërë të pamundur për portierin Nita të priste topin.

Mbetet të shihet si do të shkojë pjesa e dytë e këtij takimi, pasi “tulipanët” e Holandës do të kërkojnë me çdo kusht kualifikimin në çerekfinale.holanda rumania “euro 2024”
Burimi