Përfundon kontrata, Sylvinho nga sot nuk është më zyrtarisht trajner i kombëtares
Sylvinho
Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe u largua nga më 27 për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar sigurisht me gjasë kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë me sa duket.
Por nga sot 9 korrik, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto, siç deklaroi pak ditë më parë për Top Channel.
Një zgjedhje sa e çuditshme aq edhe e kuptueshme nga ana tjetër. Sylvio Mendes Campo Junior (Sylvinho) refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit, apo listës së lojtarëve dhe me atë shprehje përfundoi edhe Europiani, kur më pas ju desh kohë të pushonte në pamje të pare, por në fakt sin jë justifikim për të marrë kohë, pasi kombëtarja jonë konsiderohet një “punë e sigurtë për të”, në pritje se çfarë ofertash do të vijnë të tjera për t’i konsideruar.
Por edhe kjo javë në të cilën pritet diçka me sa duket do të kalojë e shterpë duke qenë se presidenti i FSHF dhe zv.presidenti i UEFA-s njëkohësisht Armand Duka ndodhet në Gjermani në ndjekje të vazhdimit të Europianit me gjysmëfinalet dhe finale, pse jo ndoshta duke bërë gati edhe ndonjë Plan B, nëse gjërat nuk janë si me trajnerët e shkuar që kanë patur rinovim kontrate, si De Biasi apo Reja të cilët ashtu si edhe Sylvinho në kontratën e tyre të pare kanë patur opsionin automatik të rinovimit me një përqindje page të rritur në bazë të objektivave.
Megjithatë ditët në vazhdim do të na mësojnë më tepër, nëse Sylvinho gjeti apo jo ekip tjetër, apo do të rikthehet në Tiranë për një tjetër eventurë./ tchsylvinho
Burimi